Brifingu i parë: Kush jemi dhe çfarë përfaqësojmë

E zgjedhur

Japim përshëndetje. Ne jemi Aleatët e Njerëzimit këtu për të folur me ju edhe një herë pas një vonesë të gjatë. Jemi larg nga bota juaj tani, dhe kemi qenë larg për disa kohë. Por ka shumë që mund t’ju japim që do të jetë me një rëndësi të madhe për të ardhmen tuaj dhe për mundësinë që të rriteni dhe të bëheni një racë e lirë në univers, ku liria e vërtetë është aq e rrallë.

Ne flasim për ato raca të lira që jetojnë në mes të shumë të tjera që nuk janë të lira. Por nuk jemi këtu për të përfaqësuar qeveritë e tyre. Në vend të kësaj, jemi dërguar këtu nga Fuqira të Larta nga fusha shpirtërore për t’ia dhënë këto Brifingje njerëzimit.

Kemi ardhur nga kombe të ndryshme për këtë qëllim dhe jemi të bashkuar në kauzën tonë. Nuk do t’i njihni emrat tanë ose emrat e botëve tona, sepse duhet të ngelen të fshehura. Pasi të filloni të kuptoni realitetet e jetës në Komunitetin e Madh në univers, do të jeni në gjendje të kuptoni pse duhet të ushtrohet kjo maturi.

Ju që transmetoni gjithçka në hapësirën rreth jush duhet të kuptoni se për të qenë të lirë, duhet të jeni të matur. Ky është një mësim i madh për njerëzimin, siç ndodhet në pragun e një universi plot me jetë inteligjente.

Jemi këtu për t’ju dhënë këshillë dhe perspektivë dhe për të korrigjuar shumë nga supozimet ose besimet tuaja që mund të rrezikojnë aftësinë tuaj për të kuptuar situatën tuaj dhe sfidën e madhe që po përballoni tani nga Ndërhyrja në botën tuaj nga matanë nga raca të tjera që janë këtu për të përfituar nga dobësitë, përçarjet dhe supersticionet tuaja për dobinë e tyre – për të themelosur epërsinë e tyre në këtë botë pa përdorimin e forcës.

Kemi folur për këtë në gjatësi të madhe në Brifingjet tona të kaluara. Por tani duhet t’ju tregojmë për gjëra të tjera që janë të rëndësishme për të ditur në lidhje me kuptimin e lirisë në këtë univers – çfarë do të thotë për botën tuaj, ndryshimi i madh që do të sjellë në kuptueshmërinë tuaj dhe unitetin e madh që do të kërkojë midis kombeve tuaja.

Sepse nuk do të ngeleni një racë e lirë nëse vazhdoni të luftoni me njëri-tjetrin – gridjet tuaja, konkurrencën tuaj, dhunën tuaj, luftërat tuaja. Duke luftuar me njëri-tjetri, nuk do të keni ide për praninë e atyre që po ndërhyjnë, ose për shumë sytë në universin tuaj të afërt që po ju vrojtojnë, dhe të gjitha gabimet e njerëzimit që po transmetohen në hapisirë për vëzhguesin e matur për të parë – fiset tuaja që po luftojnë me njëri-tjetrin në një botë të bukur që e duan të tjerë. Dhe megjithëse nuk ka shumë raca ose kombe që janë në dijeni për praninë tuaj, sfida është megjithatë shumë e madhe, shumë reale dhe po rritet gjithë kohën.

Atëherë, duhet të flasim për gjëra tani që kanë të bëjnë me të ardhmen tuaj, që kanë të bëjnë me mundësinë që njerëzimi të bëhet një racë e lirë në një univers ku konkurrenca ushtrohet në nivele më të larta sesa mund të kuptoni.

Jua japim këtë me respekt të madh për njerëzimin sepse i keni ruajtur traditat tuaja fetare të gjalla, dhe fuqia e Dijes brenda individit është gjithmonë e njohur dhe e nderuar këtu, e cila është humbur dhe harruar ose nuk është kuptuar ndonjëherë në aq shumë vende të tjera. Sepse kombet e mëdha teknologjike në rajonin tuaj lokal të hapësirës për pjesën më të madhe i mungon feja, spiritualiteti dhe etika e lartë, të cilat mund t’ju jenë të shtrenjta, të cilat ne vlerësojmë gjithashtu.
Ndodheni në pikën kthese të madhe në të cilën ose do të bini nën sundimin e fuqive të huaja, ose do të tejkaloni konflitet tuaja të pafundme për ta vendosur veten si një komb të lirë. Ju kemi dhënë shumë urtësi dhe perspektivë mbi këtë në Brifingjet tona të kaluara. Por duhet t’ju tregoijnë se çfarë do të thotë liria dhe çfarë do të kërkojë nga kombet tuaja dhe popujt tuaj.

Megjithëse botët janë të veçanta, unike dhe të ndryshme në shumë mënyra, kërkesat për lirinë në univers janë të njëjtat për të gjithë. Duhet t’i kuptoni këto kërkesa dhe mos t’i neglizhoni në asnjë mënyrë.

Sepse paqja midis kombeve tuaja nuk është thjesht ndërprerja e luftës dhe konfliktit. Duhet të jetë një përgatitje për një angazhim më të madh dhe një seri sfidash më të mëdha që bota juaj po përballon tani dhe që do të përballojë gjithmonë e më shumë ndërsa ecni përpara.

Liria juaj tani është të ruani botën, ta mbroni botën nga ato fuqitë që do të kërkojnë të ndërhyjnë këtu, nëpërmjet mjedisit fizik si dhe nëpërmjet mjedisit mendor.

Liria që do të kërkojë që kombet tuaja të bashkëpunojnë, do të kërkojë po ashtu që mos të ketë përçarje të mëdha, sepse ndikimi nga jashtë, nga Komuniteti i Madh, do të kërkojë të nxisë përçarjet, ashtu siç po e bënë tani. Do të kërkojë të dobësojë kombet më të forta duke i angazhuar në konflikte dhe konkurrencë të pafundme dhe të pazgjidhshme. Do të kërkojë të dobësojë besimin e njerëzve në qeveritë dhe institucionet e tyre, ashtu siç po ndodh tani.

Fuqia e aftësisë drejtuese dhe institucioneve njerëzore duhet të bëhet më e fortë në të ardhmen dhe më e bashkuar midis kombeve dhe nëpërmes kombeve. Sepse ajo që do të bashkojë njerëzimin është sfida e Komunitetit të Madh. Ajo që do të kërkojë bashkëpunim është kërcënimi i Ndërhyrjes nga matanë. Ajo që do ta ngrejë njerëzimin në unitetin dhe qëllimin e tij është hyrja e tij në këtë arenë më të madhe jete inteligjente.

Liria këtu nuk është liria për të qenë kaotik ose liria për t’u shkëputur në qëllime dhe ndjekje individualistike vetëm. Është liria për të mbrojtur botën tuaj nga fuqitë e mëdha teknologjike që ekzitojnë rreth jush që kërkojnë t’ju bindin dhe t’ju përçajnë në mënyra të holla.

Sepse pushtimi nuk është i lejuar në këtë rajon të hapësirës. Kemi folur për këtë gjërësisht më parë. Por duhet të ripërsëritet, sepse njerëzimi është akoma shumë luftarak dhe konkurrues në qendrimin e tij. Do të mendojë për Ndërhyrje në terma ushtarake. Por asnje racë ose grup që ndërhyn kërkon të shkatërrojë burimet e kësaj bote ose shpresën e tyre që njerëzimi të bëhet forca e tyre punëtore – në përputhje dhe besnik ndaj tyre. Duhet të filloni tani të mendoni në mënyra të reja, sepse ndikimi në Komunitetin e Madh është i fuqishëm. Është pragu që po ju pret tani.

Liria juaj në të ardhmen, nëse mund ta fitoni dhe ta mbani, do të kufizojë lirinë individuale nga domosdoshmëria. Sepse të gjithë qytetarët e botës do të duhet të jenë të angazhuar për mbrojtjen e botës. Do të jetë thelbësore. Sepse pasi filloni të shihni tentakulat e ndërhyrjes, në botën sot dhe në të ardhmen, kjo kuptueshmëri do të rritet dhe do të bëhet pjesë e themelit tuaj.

Nuk e kuptoni që po jetoni në një planet të bukur në një univers planetash shterpë. Shumica e banimit në botët është produkti i teknologjisë së avancuar, dhe botët e origjinës së racave të avancuara janë plaçkitur për pjesën më të madhe, ashtu siç po e plaçkitni botën tuaj tani.

Është një vetëdije dhe kuptueshmëri të Komunitetit të Madh që po përfaqësojmë këtu sot me ju. Nuk mund të mendoni si njerëz primitiv, sepse universi që po përballoni nuk është primitiv. Nuk mund t’i referoheni vetëm të kaluarës, përveç për të kuptuar se të gjitha Ndërhyrjet janë të ushtruara për qëllime agresive. Mos mendoni se ndonjë racë do të vijë këtu për t’ju ndihmuar vërtet, sepse po të vendosin praninë e tyre këtu në mënyrë të dukshme, do të jetë pjesë e një bindjeje të madhe.

Po të degradoni botën vazhdimisht, do të bëheni aq të paqëndrueshëm në botë që do të kërkoni ndihmë nga jashtë nga dëshpërimi i plotë. Ky është një rrezik i madh që po përballoni tani.

Asnjë racë që po ndërhyn në botë sot është këtu për të ndihmuar njerëzimin. Ka raca konkurruese këtu, në konkurrencë për epërsi në këtë botë, një botë me oportunitete dhe pasuri të madhe. Madje nuk e kuptoni se sa e rëndësishme është.

Liria juaj do të duhet të jetë shumë praktike në të ardhmen dhe shumë e bashkuar. Do t’ju duhet të jeni të lirë së bashku, jo të lirë veç njeri-tjetrit. Do t’ju duhet të jeni të lirë me qëllim, jo të lirë për ta prishur këtë qëllim. Do t’ju duhet të jeni të lirë për t’u bashkuar, jo të lirë për ta thyer këtë unitet.

Ndoshta kjo nuk duket si liri për ju aty ku ndodheni në këtë moment, por në kontrast me realitetin e shumicën e kombeve në këtë rajon hapësire, është një liri e madhe, jua garantojmë.

Në Brifingjet tona, do të përshkruajmë se si mund të duket liria pasi të jetë themeluar. Realiteti i jashtëm i Komunitetit të Madh do të përcaktojë në një masë më të madhe se si kjo liri do të themelohet dhe si duhet të ruhet.

Madje ende jetoni duke menduar se jeni në izolim në univers, se universi është një hapësirë e madhe bosh rreth jush. Dhe ndoshta ndiheni se jeni të bekuar nga Perëndia, aq të veçantë që çdo racë që do të vijë këtu do të kërkojë t’ju ndihmojë, t’ju kuptojë ose t’ju vlerësojë. Por e tillë është injoranca e të jetuarit në izolim, një injorancë që të gjitha racat në zhvillim ndoshta do të kenë, në një fare mase ose një tjetër.

Vetëm mendoni se jeni unik dhe të veçantë. Por kur hyni në këtë panoramë madhështore jete, do të shihni se të tjerët ju shohin vetëm për dobinë e tyre, dhe se ato pak raca të lira në pjesën tuaj të hapësirës do të jenë të vetmet që do t’ju vlerësojnë për arsye më të mëdha dhe për qëllime më të larta.

Ne kemi pasur mundime të mëdha për ta rifituar lirinë tonë nga Ndërhyrja dhe për ta mbajtur, gjë e cila na ka kërkuar që të rrimë shumë të matur në këtë panaromë të madhe jete. Na ka kërkuar që të rrimë jashtë rrjeteve të mëdha të tregtisë dhe që të jemi të lirë nga organizatat gjithëpërfshirëse të tregtisë që përcaktojnë se si racat do të marrin pjesë dhe do të angazhohen në tregti me njëra-tjetrën. Sepse pasi të hyni në këto rrjete, liria juaj do të jetë e humbur.

Ju që kërkoni teknologji më të madhe nga fuqira të mëdha në univers duhet ta mësoni këtë mësim të madh. Mos pranoni asnjë teknologji nga ata që vizitojnë botën. Ata do të mbjellin farat e varësisë suaj të ardhshme, dhe me këto fara, ndërsa rriten, ata do të fitojnë autoritet gjithmonë e më të madh mbi mendjet dhe botën tuaj.

Na është dashur t’i mësojmë këto mësime në botët tona respektive. Dhe megjithëse botët tona janë të veçanta dhe nuk angazhohen aktivisht me njëra-tjetrën, përveç në një bazë shumë të kufizuar politikisht, ka Fuqira të Larta në univers që drejtojnë Rrjetin e madh të të Urtëve – që angazhojnë individa në bota dhe kombe të ndryshme.

Jemi pjesë e këtij Rrjeti, dhe kjo është arsyeja përse kemi ardhur për t’ju dhënë asistencë të madhe. Nuk kemi interes për t’u vendosur në këtë botë, sepse nuk jeni gati për Kontakt. Duhet ta fitoni lirinë nëpërmjet mundimeve tuaja. Ne mund t’ju japim urtësi, paralajmërim dhe perspektivë, por jeni ju që duhet të fitoni lirinë tuaj të tanishme dhe të ardhme dhe të përdorni kuptueshmërinë e madhe që po ju japim.

Nuk e keni idenë se sa sfidues universi në të vërtetë është – sa shumë bota kanë rënë nën sundim të huaj, bota në një gjendje zhvillimi shumë të ngjashëm me tuajën, dhe sa pak kanë qenë në gjendje t’i shmangen këtij sundimi.

Është pjesërisht puna e Fuqive të Larta për ta mbështëtur këtë liri në racat që tregojnë potencial për të – Fuqira të Larta të caktuara nga Perëndia për të mbrojtur Dijen në univers – urtësi, qëllim dhe kuptim më të madh.

Përndryshe, shoqërirat teknologjike përparuese do të bëhen gjithmonë e më shumë si njëra-tjetra: sekulare, të ngurta, mbizotëruese, vazhdimisht në konkurrencë me njëra-tjetrën për epërsi. Ato nuk do të vlerësojnë lirinë tuaj individuale, por ju shohin vetëm si kaotik dhe destruktiv ndaj botës suaj. Nuk i kuptojnë gjërat për të cilat ne flasim. Nuk dinë për Fuqitë e Larta. Dhe nëqoftëse kanë një vetëdije për to, do të kërkojnë ta shtypin shprehjen e këtyre fuqive kudo që të munden.

Ky është realiteti i jetës në univers, realiteti i Ndarjes nga Prania dhe Qëllimi Hyjnor – Ndarje nën të cilën ju jetoni vazhdimisht gjithashtu. Për të thyer zinxhirin e Ndarjes, duhet urtësi, fuqi dhe forcë të veçantë, të cilat duhet të kultivoni dhe të cilat duhet të mbështeten brenda jush nga Fuqira të Larta.

Kur flasim për Fuqira të Larta, nuk flasim për raca qeniesh në dimensionin fizik, sepse nuk ka raca të ndriçuara në univers, në të vërtetë, vetëm grupe të vogla urtësie të lidhura me njëri-tjetrin, nëpërmjet mënyra fizike si dhe misterioze. Në këtë mënyre, Rrjeti i të Urtëve mund të komunikojë nëpërmjet Fuqive të Padukshme, Praninë Engjëllore, pa pasur kontakt fizik ndonjëherë, i cili në shumë raste nuk mund të ndodhë ndonjëherë.

Kjo është sfida e madhe e njerëzimit, sfida ndaj lirisë dhe sovranitetit në këtë botë. Ndërsa vazhdojmë, do të flasim për kuptimin e kësaj lirie, kërkesat e kësaj lirie dhe fuqia e madhe që duhet të jepet për ta mbajtur midis aq shumë kombe që nuk janë të lira.

Është një e vërtetë e madhe që në univers të Urtit duhet të rrinë të fshehur për të ngelur të urtë. Ky është mësimi i madh para jush tani.

Brifingu i dytë: Sfida për lirinë njerëzore

Njerëzimi po i afrohet një kohe shumë të rrezikshme dhe shumë të rëndsishme në zhvillimin e tij kolektiv. Jeni në pragun e hyrjes në Komunitetin e Madh të jetës intelligjente. Do të hasni raca të tjera qeniesh që po vijnë në botën tuaj duke kërkuar mbrojtjen e interesave të tyre dhe për të zbuluar çfarë oportunitete mund të ndodhen përpara. Ata nuk janë engjëj ose qenie engjëllore. Nuk janë qenie shpirtërore. Janë qenie që vijnë në botën tuaj për burime, për aleanca dhe për të fituar dobi në një botë emergjente. Nuk janë të këqij. Nuk janë të shenjtë. Në këtë, janë gjithashtu shumë si ju. Janë thjesht të drejtuar nga nevojat e tyre, lidhjet e tyre, besimet e tyre dhe qëllimet e tyre kolektive.

Kjo është një kohë shumë e madhe për njerëzimin, por njerëzimi nuk është i përgatitur. Nga pika jonë e vëzhgimit, mund ta shohim këtë në një shkallë të madhe. Nuk ngatërrohemi më jetët e individëve në botë. Nuk mundojmë të bindim qeveritë ose të kërkojmë të drejta për disa pjesë të botës ose për disa burime që ekzistojnë këtu. Në vend të kësaj, ne vëzhgojmë, dhe dëshirojmë të raportojmë atë që shohim, sepse ky është misioni ynë për të qenë këtu.

Të Padukshmit na kanë thënë se ka shumë njerëz që ndjejnë një shqetësim të çuditshëm, një ndjenjë urgjence të paqartë, një ndjenjë që diçka do të ndodhë dhe diçka duhet bërë. Ndoshta nuk ka asgjë në sferën e tyre ditore të përvojës që i justifikon këto ndjenja të thella, që e verifikon rëndësinë e këtyre ndjenjave, ose që i jep substancë shprehjes së tyre. Mund ta kuptojmë këtë se kemi qenë përmes gjëra të ngjashme vetë në historitë tona. Ne përfaqësojmë disa raca të lidhura së bashku në aleancën tonë të vogël për të mbështetur emergjencën e Dijes dhe Urtësisë në univers, veçanërisht me raca që janë në pragun e emergjencës në Komunitetin e Madh. Këto raca janë veçanërisht të prekshme ndaj influencës dhe manipulimit të huaj. Janë veçanërisht të prekshme për të keqkuptuar situatën e tyre dhe kjo është e kuptueshme, sepse si mund të kuptojnë kuptimin dhe kompleksitetin e jetës brenda Komunitetit të Madh? Kjo është arsyeja përse ne dëshirojmë të luajmë pjesën tonë të vogël në përgatitjen dhe edukimin e njerëzimit.

Në fjalimin tonë të parë, dhamë një përshkrim të gjerë të përfshirjes së vizitorëve në katër fusha. Fusha e parë është ndikimi mbi njerëzit e rëndësishëm në pozicione fuqie në qeveritë dhe në krye të institucioneve fetare. Fusha e dytë e ndikimit është mbi njerëzit që kanë një prirje shpirtërore dhe që dëshirojnë ta hapin vetveten ndaj fuqive të mëdha që ekzistojnë në univers. Fusha e tretë e përfshirjes është ndërtimi i vendosjeve të vizitorëve në botë në vende strategjike, afër qendrave të popullatës, ku ndikimi i tyre mbi Mjedisin Mendor mund të ushtrohet. Dhe së fundi, folëm për programin e tyre të ndërthurjes me njerëzimin, një program që ka qenë në rrugë e sipër për disa kohë.

E kuptojmë se sa shqetësuese ky lajm mund të jetë, dhe ndoshta sa zhgënjyes mund të jetë për shumë njerëz që kishin shpresa të larta që vizitorët nga matanë do të sillnin bekime dhe dobi të madhe për njerëzimin. Është e natyrshme ndoshta të supozosh dhe të presësh këto gjëra, por Komuniteti i Madh në të cilin njerëzimi po hyn është një mjedis i vështirë dhe konkurrues, sidomos në zonat e universit ku shumë raca të ndryshme konkurrojnë me njëra-tjetrën dhe bashkëveprojnë në lidhje me tregtinë. Bota juaj ndodhet në një zonë të tillë. Kjo mund të duket e pabesueshme për ju sepse ju është dukur gjithmonë që jetoni në izolim, vetëm brenda zbrazëtisë së madhe të hapësirës. Por në të vërtetë ju jetoni në një pjesë të banuar të universit ku tregtia është e vendosur dhe ku traditat, bashkëveprimet dhe shoqatat janë të vjetra. Dhe për dobinë tuaj, jetoni në një botë të bukur – një botë me shumëllojshmëri të madhe biologjike, një vend madhështor në kontrast me ngurtësinë e aq shumë botëve të tjera.

Megjithatë, kjo gjithashtu i sjell situatës suaj urgjencë të madhe dhe përbën një rrezik të vërtetë, sepse keni atë që të tjerët duan për veten e tyre. Ata nuk kërkojnë t’ju shkatërrojnë, por të fitojnë besnikërinë tuaj në mënyrë që ekzistenca juaj në botë dhe aktivitetet tuaja mund të jenë në dobi të tyre. Po hyni në një seri rrethanash të pjekura dhe të ndërlikuara. Këtu nuk mund të jeni si fëmijë të vegjël dhe të besoni dhe shpresoni për bekimet e të gjithëve që mund të hasni. Duhet të bëheni të urtë dhe të aftë për të dalluar, ashtu si ne, përmes historive tona të vështira, na është dashur të bëhemi të urtë dhe të aftë për të dalluar. Tani njerëzimi do të duhet të mësojë për zakonet e Komunitetit të Madh, për ndërlikimet e ndërveprimeve midis racave, për kompleksitet e tregtisë dhe për manipulimet e holla të shoqatave dhe aleancave që vendosen midis botëve. Është një kohë e vështirë por e rëndësishme për njerëzimin, një kohë shprese të madhe nëse përgatitje e vërtetë mund të ndërmerret.

Në këtë, në fjalimin tonë të dytë, ne do të donim të flisnim në detaje më të mëdha për ndërhyrjen në çështjet njerëzore nga grupe të ndryshëm vizitorësh, çfarë do të thotë kjo për ju dhe çfarë do të kërkojë. Ne vimë jo për të nxitur frikën, por për të nxitur një ndjenjë përgjegjësie, për të sjell një vetëdije më të madhe dhe për të inkurajuar përgatitje për jetën në të cilën po hyni, një jetë më të madhe me probleme dhe sfida më të mëdha gjithashtu.

Jemi dërguar këtu nëpërmjet fuqisë dhe pranisë shpirtërore të të Padukshmëve. Ndoshta do të mendoni për ta në një mënyrë miqësore si engjëj, por në Komunitetin e Madh roli i tyre është më i madh dhe përfshirja dhe aleancat e tyre janë të thella dhe depërtuese. Fuqia e tyre shpirtërore është këtu për të bekuar qeniet e vetëdijshme në të gjitha botët dhe në të gjitha vendet dhe për të promovuar zhvillimin e Dijes dhe Urtësisë së thellë që do ta bëjë të mundshme emergjencën paqësore të marrëdhënieve, si midis botëve dhe brenda botës. Jemi këtu në emër të tyre. Na kanë kërkuar që të vimë. Dhe na kanë dhënë shumë nga informacionet që kemi, informacione që nuk mund të mblidhnin vetë. Nga ata kemi mësuar një sasi të madhe për natyrën tuaj. Kemi mësuar një sasi të madhe për aftësitë tuaja, pikat tuaja të forta, dobësitë tuaja dhe prekshmërinë tuaj të madhe. Mund t’i kuptojmë këto gjëra sepse botët nga të cilat kemi ardhur kanë kaluar përmes këtij pragu të madh emergjence në Komunitetin e Madh. Kemi mësuar shumë, dhe kemi vuajtur shumë nga gabimet tona, gabime të cilat shpresojmë se njerëzimi do të shmangë.

Ne vimë atëherë jo vetëm me përvojën tonë, por me një vetëdije më të thellë dhe një ndjenjë qëllimi më të thellë që na janë dhënë nga të Padukshmit. E vëzhgojmë botën tuaj nga një vend afër, dhe po i monitorjmë komunikimet e atyre që po ju vizitojnë. E dimë se kush janë. E dimë se nga vijnë dhe pse janë këtu. Nuk po konkurrojmë me ta, sepse nuk jemi këtu për të shfrytëzuar botën. E konsiderojmë veten si Aleatët e Njerëzimit, dhe shpresojmë që me kalimin e kohës do të na konsideroni ashtu, sepse ashtu jemi. Dhe megjithëse nuk mund ta vërtetojmë, ne shpresojmë ta demonstrojmë përmes fjalëve tona dhe përmes urtësisë të këshilës sonë. Ne shpresojmë t’ju përgatisim për atë që ndodhet para. Ne vimë në misionin tonë me një ndjenjë urgjence, sepse njerëzimi është shumë mbrapa në përgatitjen e tij për Komunitetin e Madh. Shumë përpekje të mëparshme dekada më parë për të bërë kontakt me qeniet njerëzore dhe për të përgatitur qeniet njerzore për të ardhmen e tyre u treguan të pasuksesshme. Vetëm shumë pak njerëz mund të arriheshin, dhe ashtu siç na është thënë, shumë prej këtyre kontakteve u keqkuptuan dhe u përdorën nga të tjerë për qëllime të tjera.

Atëherë, ne jemi dërguar në vend të atyre që erdhën para nesh për t’i ofruar ndihmë njerëzimit. Ne punojmë se bashku në qëllimin tonë të përbashkët. Ne nuk përfaqësojmë një ushtri të madhe, por më shumë një aleancë të fshehtë dhe të shenjtë. Ne nuk duam të shohim llojin e punëve që ekzistojnë në Komunitetin e Madh të kryera këtu brenda botës suaj. Ne nuk duam të shohim që njerëzimin të humbasë lirinë e tij dhe vetëvendosjen e tij. Këto janë rreziqe të vërteta. Për këtë arsye, ne ju inkurajojmë që të konsideroni fjalët tona thellësisht, pa frikë, nëse është e mundshme, me atë llojin e bindjes dhe vendosmërisë që ne e dimë se ndodhet në të gjitha zemrat njerëzore.

Sot, nesër dhe ditën më pas, aktivitet i madh është në rrugë e sipër dhe do të jetë në rrugë e sipër për të vendosur një rrjet ndikimi mbi racën njerëzore nga ata që po e vizitojnë botën për qëllimet e tyre. Ata ndjejnë se po vijnë këtu për të shpëtuar botën nga njerëzimi. Disa madje besojnë se janë këtu për ta shpëtuar njerëzimin nga vetvetja. Ata ndjejnë se janë në të drejtë dhe nuk e konsiderojnë se veprimet e tyre janë të papërshtatshme ose joetike. Sipas etikës së tyre, ata janë duke bërë atë që konsiderohet të jetë e arsyeshme dhe e rëndësishme. Megjithësesi, për të gjitha qeniet liridashëse, një qendrim i tillë nuk mund të jetë i justifikuar.

Vëzhgojmë aktivitetet e vizitorëve, të cilat po rriten. Çdo vit, ka më shumë prej tyre këtu. Vijnë nga larg. Po sjellin furnizim. Po e thellësojnë angazhimin dhe përfshirjen e tyre. Po vendosin stacione komunikimi në shumë vende të sistemit tuaj diellor. Po i vëzhgojnë të gjitha përpjekjet tuaja fillestare në hapësirë, dhe do të kundërshtojnë dhe shkatërrojnë çdo gjë që ndjejnë se do të ndërhyjë në aktivitetet e tyre. Ata kërkojnë të vendosin kontroll jo vetëm të botës suaj, por të të gjithë sipërfaqes rreth botës suaj. Kjo është sepse ka forca konkurruese këtu. Secila përfaqëson aleancën e shumë racave.

Tani le të shqyrtojmë të fundit të të katër fushave që folëm në fjalimin tonë të parë. Kjo ka të bëj me ndërthurjen e vizitorëve me specien njerëzore. Le t’ju japim pak histori së pari. Disa mijëra vjet më parë në kohën tuaj, disa raca erdhën për t’u ndërthuren me njerëzimin për t’i dhënë njerëzimit zgjuarsi dhe përshtatshmëri. Kjo solli emergjencën e papritur të asaj që kuptojmë se quhet ‘Njëriu Modern’. Kjo ju ka dhënë fuqi dhe dominancë në botë. Kjo ndodhi shumë kohë më parë.

Megjithatë, programi i ndërthurjes që po ndodh tani nuk është i njëjti fare. Po ndërmerret nga një grup tjetër qeniesh dhe nga aleanca të ndryshme. Përmes ndërthurjes, po kërkojnë të vendosin një qenie njerëzore që do të jetë pjesë e shoqatës së tyre, por që mund të mbijetojë brenda botës suaj dhe që mund të ketë një afinitet natyrore me botën. Vizitorët tuaj nuk mund të jetojnë në sipërfaqen e botës suaj. Ata duhet ose të kërkojnë strehim nën tokë, të cilën po e bëjnë, ose duhet të jetojnë në bord të anijeve të tyre, të cilat shpesh i mbajnë të fshehura në ujëra të mëdha. Ata duan të nderthuren me njerëzimin për të ruajtur interesat e tyre këtu, të cilat janë kryesisht burimet e botës suaj. Ata duan të kenë besnikërinë e njerëzimit të siguruar, dhe atëherë për disa gjenerata kanë qenë të përfshirë në një pragram ndërthurjeje, i cili brenda njëzet viteve të fundit është bërë mjaft i gjerë.

Qëllimi i tyre është i dyfishtë. Së pari, ashtu siç e kemi përmendur, vizitorët duan të krijojnë një qenie të ngjashme me njeriun që mund të jetojë brenda botës suaj, por që do të jetë i lidhur me ta dhe që do të ketë një seri më të madhe ndjeshmërish dhe aftësish. Qëllimi i dytë i këtij programi është të ndikojnë mbi të gjithë atë që hasin dhe t’i inkurajojnë njerëzit për t’i ndihmuar në përpjekjet e tyre. Vizitorët duan dhe kanë nevojë për ndihmë njerëzore. Kjo e çon më tej programin e tyre në çdo aspekt. Ju konsiderojnë të vlefshëm. Megjithatë, nuk ju konsiderojnë të barabartë. Të dobishëm, kështu është si ju shikojnë. Atëherë, në të gjithë që ata do të hasin, në të gjithë që ata do të marrin, vizitorët do të kërkojnë të krijojnë këtë ndjenjë të epërsisë së tyre, vlerës së tyre dhe vlerën dhe rëndësinë të përpjekjeve të tyre në botë. Vizitorët do t’i thonë të gjithëve që do të kontaktojnë që janë këtu për të mirën, dhe do t’i sigurojnë atyre që kanë kapur që nuk duhet të kenë frikë. Dhe me ata që duken veçanërisht perceptues, do të përpiqen të vendosin aleanca – një ndjenjë të përbashkët qëllimi, madje një ndjenjë të përbashkët identiteti dhe familjeje, trashgimie dhe fati.

Në programin e tyre, vizitorët e kanë studiuar psikologjinë dhe fiziologjinë njerëzorë shumë gjerësisht, dhe do të përfitojnë nga ajo që duan njerëzit, veçanërisht ato gjërat që njerëzit duan por që nuk kanë qenë në gjendje t’i fitojnë për vete, ashtu si paqja dhe rregulli, bukuria dhe qetësia. Këto do të ofrohen dhe disa njerëz do të besojnë. Të tjerë thjesht do të përdoren sipas nevojës.

Këtu është e nevojshme për të kuptuar se vizitorët besojnë se kjo është plotësisht e përshtatshme në mënyrë për të ruajtur botën. Ata ndjejnë se po i bëjnë njerëzimit një shërbim të madh, atëherë janë të përzëmërt në bindjet e tyre. Fatkeqësisht, kjo tregon një të vërtetë të madhe për Komunitetin e Madh – që Urtësia e vërtetë dhe Dija e Vërtetë janë aq të rralla në univers sa mund të duken brenda botës suaj. Është e natyrshme për ju qe të shpresoni dhe të prisni që racat e tjera e kanë tejkaluar dinakërinë, ndjekjet egoiste, konkurrencen dhe konfliktet. Por fatkeqësisht, ky nuk është rasti. Teknologjia më e madhe nuk e rrit fuqinë mendore dhe shpirtërore të individëve.

Sot ka shumë njerëz që janë marrë kundër vullnetit të tyre në mënyrë të përsëritur. Për arsyen se njerëzimi është shumë besëtytë dhe kërkon të mohoj gjëra që nuk mund të kuptojë, ky aktivitet fatkeq po kryet me sukses të konsiderueshëm. Edhe tani, ka individë hibridë, pjesërisht njerëzorë, pjesërisht jashtëtokësorë, që po ecin në botën tuaj. Nuk ka shumë prej tyre, por numri i tyre do të rritet në të ardhmen. Ndoshta do të takoni një ndonjë ditë. Do të duken të njëjtë si ju, por do të jenë ndryshe. Do të mendoni se janë qenie njerëzore, por diçka thelbësore do të duket se do të mungojë në ta, diçka që është e vlerësuar brenda botës suaj. Është e mundshme për t’i dalluar dhe për t’i identifikuar keta individë, por për ta bërë këtë, do t’ju duhet të bëheni të aftë në Mjedisin Mendor dhe të mësoni se çfarë do të thotë Dija dhe Urtësia në Komunitetin e Madh.

Ne ndjejmë se të mësoni këtë është me rëndësinë më të madhe, sepse e shohim gjithçka që po ndodh në botën tuaj nga pika jonë e vëzhgimit, dhe të Padukshmit na këshillojnë në lidhje me gjëra që nuk mund të shohim ose nuk kemi akses. I kuptojmë këto ngjarje, sepse kanë ndodhur herë të panumërta në Komunitetin e Madh, si ndikimi dhe bindja ushtrohen mbi raca që janë ose tepër të dobëta ose tepër të prekshme për t’u përgjigjur në mënyrë efektive.

Ne shpresojmë dhe kemi besim që asnjë prej jush që mund ta dëgjojë këtë mesazh do të mendojë se këto ndërhyrje në jetën njerëzore janë të dobishme. Ata që janë të prekur do të binden të mendojnë se këto takime janë të dobishme si për ta dhe për botën. Synimet shpirtërore të njerëzve, dëshira e tyre për paqe dhe harmoni, familje dhe përfshirje, të gjitha do të trajtohen nga vizitorët. Këto gjëra që përfaqësojnë diçka aq speciale për familjen njerëzore janë, pa Urtësi dhe përgatitje, një shenjë prekshmërie të madh. Vetëm ata individët që janë të fortë me Dije dhe Urtësi mund të shohin mashtrim mbrapa këtyre bindjeve. Vetëm ata janë në gjendje të shohin mashtrimin që po ushtrohet mbi familjen njerëzore. Vetëm ata mund ta mbrojnë mendjen e tyre kundër ndikimit që po ushtrohet në Midisin Mendor në aq shumë vende në botë sot. Vetëm ata do të dinë dhe shohin.

Fjalët tona nuk do të mjaftojnë. Burrat dhe gratë duhet të mësojnë të shohin e të dinë. Ne vetëm mund ta inkurajojmë këtë. Ardhja jonë këtu në botën tuaj ka ndodhur në përputhje me prezantimin e mësimit të Spiritualitetit të Komunitetit të Madh, sespe përgatitja është këtu tani dhe kjo është arsyeja përse ne mund të jemi një burim inkurajimi. Nëse përgatitja mos të ishte këtu, do të dinim se qortimet tona dhe inkurajimet tona nuk do të ishin adekuate dhe nuk do të ishin të suksesshme. Krijuesi dhe të Padukshmit duan ta përgatisin njerëzimin për Komunitetin e Madh. Në fakt, kjo është nevoja më e madhe e njerëzimit në këtë kohë.

Atëherë, ne ju inkurajojmë mos të besoni që marrja e qenieve njerëzore, të fëmijëve të tyre dhe të familjeve të tyre ka ndonjë dobi për njerëzimin çfarëdoqoftë. Duhet ta theksojmë këtë. Liria juaj është e çmuar. Liria juaj individuale dhe liria juaj si racë janë të çmuara. Na është dashur aq gjatë për ta rifituar lirinë tonë. Nuk duam t’ju shohim duke e humbur tuajën.

Programi i ndërthurjes që po ndodh në botë do të vazhdojë. E vetmja mënyrë se si mund të ndalet është që njerëzit të fitojnë këtë vetëdije dhe ndjenjë autoriteti të brendshëm më të madh. Vetëm kjo do t’i sjellë këto ndërhyrje në një fund. Vetëm kjo do ta zbulojë mashtrimin prapa tyre. Është e vështirë për ne për të përfytyruar se sa e tmerrshme kjo duhet të jetë për njerëzit tuaj, për këta burra e gra, për ata të vegjlit, që po pësojnë këtë trajtim, këtë riedukim, këtë pacifikim. Sipas vlerat tona, kjo duket e neveritshme, por e dimë se këto gjëra ndodhin në Komunitetin e Madh dhe kanë ndodhur që para kujtesës.

Ndoshta fjalët tona do të gjenerojnë gjithmonë e më shumë pyetje. Kjo është e shëndetshme dhe kjo është e natyrshme, por ne nuk mund t’i përgjigjemi të gjitha pyetjeve tuaja. Ju duhet të gjeni mjetet për të fituar përgjigjet për veten tuaj. Por ju nuk mund ta bëni këtë pa një përgatitje, dhe ju nuk mund ta bëni këtë pa një orientim. Në këtë kohë, njerëzimi si një i tërë, e kuptojmë, nuk mund të dallojë midis një shfaqje të Komunitetit të Madh dhe një shfaqje shpirtërore. Kjo është një situatë vërtet e vështirë sepse vizitorët tuaj mund të projektojnë imazhe, mund t’i flasin njerëzve nëpërmjet Midisit Mendor dhe zerat e tyre mund të merren dhe shprehen përmes njerëzve. Ata mund të sjellin këtë lloj ndikimi sepse njerëzimi ende nuk e ka këtë lloj aftësie ose aftësi dalluese.

Njerëzimi nuk është i bashkuar. Është i thyer në mes. Është në grindje me vetveten. Kjo ju bën jashtëzokonisht të prekshëm ndaj ndërhyrjeve dhe manipulimeve të jashtme. Është e kuptuar nga vizitorët tuaj që dëshirat dhe prirjet tuaja shpirtërore ju bëjnë veçanërisht të prekshëm dhe veçanërisht lëndë të mira për përdorimin e tyre. Sa e vështirë është të fitosh objektivitet të vërtetë për sa i përket këtyre gjerave. Edhe atje nga ku ne vimë, ka qenë një sfidë e madhe. Por për ata që dëshirojnë të ngelen të lirë dhe të ushtrojnë vetëpërcaktim në Komunitetin e Madh, duhet t’i zhvillojnë këto aftësi, dhe duhet t’i ruajnë burimet e tyre në mënyrë për mos të pasur t’i kërkojnë ato tek të tjerët. Nëse bota e humb vetëmjaftueshmërinë e saj, do të humbasë shumë nga liria e saj. Nëse ju duhet të shkoni matanë botës suaj për të kërkuar burimet që ju duhen për të jetuar, atëherë do të humbni shumë nga fuqia juaj ndaj të tjerëve. Për arsyen se burimet e botës suaj po zvogëlohen shpejt, ky është një shqetësim i madh për ata prej nesh që vëzhgojnë nga larg. Është një shqetësim po ashtu për vizitorët tuaj, sepse duan të parandalojnë shkatërrimin e mjedisit tuaj, jo për ju, por për ta.

Programi i ndërthurjes ka vetëm një qëllim, i cili është t’i lejojë vizitorët të vendosin një prani dhe një ndikim komandues brenda botës. Mos mendoni se vizitorëve i mungon diçka që i duhet nga ju, përveç burimet tuaja. Mos mendoni se ata kanë nevojë për njerëzimin tuaj. E duan thjesht njerëzimin tuaj për t’ia siguruar vetes pozicionin e tyre në botë. Mos jini të lajkatuar. Mos ia bëni qejfin vetes me mendime të tilla. Janë të pajustifikuara. Nëse mund të mësoni të shihni situatën në mënyrë të qartë ashtu siç është, do të shihni e do t’i dini këto gjëra për vete. Do të kuptoni pse jemi këtu dhe pse njerëzimi ka nevojë për aleatë në një Komunitet të Madh jete inteligjente. Dhe do ta shihni rëndësinë e të mësuarit të Dijes dhe Urtësisë më të madhe dhe të Spiritualitetit të Komunitetit të Madh.

Meqë po hyni në një mjedis ku këto gjëra bëhen thelbësore për sukses, për liri, për lumturi dhe për fuqi, do t’ju duhet Dije dhe Urtësi më të mëdha për ta vendosur veten si një racë e lirë në Komunitetin e Madh. Megjithatë, pavarësia juaj po humbet me çdo ditë që kalon. Dhe mund mos ta shihni humbjen e lirisë suaj, megjithëse ndoshta mund ta ndjeni në ndonjë mënyrë. Si mund ta shihni? Nuk mund të shkoni jashtë botës suaj dhe të dëshmoni ngjarjet që e rrethojnë. Nuk keni akses në përfshirjet politike dhe tregtare të forcave të huaja që po veprojnë në botë sot për të kuptuar kompleksitetin e tyre, etikën e tyre ose vlerat e tyre.

Mos mendoni kurrë se ndonjë racë në univers që udhëton për tregti është shpirtërisht e përparuar. Ata që kërkojnë tregti kërkojnë epërsi. Ata që udhëtojnë nga bota në botë, ata që janë eksplorues burimesh, ata që kërkojnë të vendosin flamurin e tyre nuk janë ata që mund të konsideroni shpirtërisht të avancuar. Ne nuk i konsiderojmë shpirtërisht të avancuar. Ka fuqi tokësore, dhe ka fuqi shpirtërore. Mund ta kuptoni ndryshimin midis këtyre gjërave, dhe tani është e nevojshme për të parë ndryshimin brenda një mjedisi më të madh.

Ne vimë atëherë, me një ndjenjë angazhimi dhe inkurajim të fortë për ju për të mirëmbajtur lirinë tuaj, për t’u bërë të fortë dhe të mprehtë dhe që mos t’iu dorëzoni bindjeve ose premtimeve të paqes, fuqisë dhe përfshirjes nga ata që nuk njihni. Dhe mos e lejoni veten që të ngushulloheni duke menduar se gjithçka do të shkojë mirë për njerëzimin ose edhe për ju personalisht, sepse kjo nuk është Urtësi. Sepse të Urtët në çdo vend duhet të mësojnë të shohin realitetin e jetës rreth tyre dhe të mësojnë ta drejtojnë këtë jetë në një mënyrë të dobishme.

Atëherë, merreni inkurajimin tonë. Do të flasim përsëri për këto çështje dhe të pasqyrojmë rëndësinë e fitimit të aftësisë dalluese dhe të maturisë. Dhe do të flasim më shumë për përfshirjen e vizitorëve tuaj në botë në fusha që janë shumë të rëndësishme për ju për të kuptuar. Ne shpresojmë që mund t’i merrni fjalët tona.